Megjithëse jemi mësuar ta shohim prej vitesh me të njëtin look, këngëtarja Genta Ismajli ka menduar se ka ardhur koha për ndryshime. Gentën s’do ta shohim më brune, pasi ajo ka bërë ndryshimin drastik në pamjen e saj. Këngëtarja jo vetëm që është kthyer në bjonde, por në bjonde platin!
Ajo ka ndarë një foto për ndjekësit e saj në Instagram dhe thuajse s’e njohëm me pamjen e re! Këngëtares duket se i pëlqen pamja e saj e re dhe me siguri do ta shohim gjatë me këtë look. Prej disa kohësh, Genta po shijon romancën me biznesmenin turk të quajtur Usta, me të cilin shumë shpejt do të kurorëzohet me martesë.