Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim këtë të mërkurë në Forumi Ekonomik i Delfit, ku është ndalur edhe te çështje të drejtësisë dhe raste konkrete që kanë ngjallur debat publik.

Gjatë diskutimit, Rama iu përgjigj një pyetjeje nga gazetari i Kathimerini, Aleksis Papahelas, lidhur me rastin e Fredi Beleri, i arrestuar pak ditë para zgjedhjeve lokale dhe i dënuar për manipulim votash.

“Le të shkojmë te Fredi Beleri,” u shpreh Papahelas.

Në përgjigje, Rama deklaroi:
“Po pse duhet t’i kthehemi, është i lumtur është eurodeputet. Për të çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie që është çuar në paraburgim do ta kishte ëndërr, por vazhdojnë të jenë në burg.”

Ai theksoi se rasti nuk është i izoluar dhe lidhet me problematika më të gjera në sistemin e drejtësisë në vend:
“Sot kam provë që në atë kohë dukej sikur ishte rast unik. Dhe jam përpjekur t’ia shpjegoj mikut tim të dashur Qirjakos që kjo është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë pas reformës në drejtësi që po bëhet një problem.”

Rama shtoi gjithashtu:
“Mund ta ndaj me ju, nuk jam krenar për këtë, por gjyqësori është i pavarur dhe ne duhet të merremi me këtë me durim. Në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje që ende nuk kanë gjyq.”

Duke sjellë një shembull konkret, ai u ndal te një rast nga radhët e mazhorancës:
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës nga partia ime, është burgosur në janar 2025 dhe vazhdon të jetë ende në burg dhe proçesi gjyqësor sapo ka nisur.”

Në fund, Rama u rikthye te çështja e Belerit, duke theksuar:
“Kur thashë që për Belerin përfundoi në mënyrë të mrekullueshme sepse është kryeparlamentar, ka marrë fund, nuk dua t’i kthehem. Kam provë tashmë që kjo ka prekur vetëm një grek etnik. Është diçka që ka prekur shumë njerëz dhe mund të numëroj edhe të tjerë kryetarë bashkie që janë përballur me këtë.”