Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë.

Një nga zonjat të cilat ai po nxirrte live në facebook i tha kryedemokratit “ishalla dal bukur, se para nuk dalim bukur, nuk ka gjë vetëm kaptinën më ke nxjerrë”.

Basha ja ktheu je shumë fotozhenike. Më pas kreu i PD foli për ekonominë e vendit, ku akuzoi kryeministrin Rama për shkatërimin e ekonomisë.

Një nga zonat më të frekuentura të qytetit është kjo, 1/3 e xhiros më pak në mes të Tiranës. Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe”,- tha Basha.

LIVE – Nga takimi me bizneset dhe qytetarët në zemër të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.9

LIVE – Nga takimi me bizneset dhe qytetarët në zemër të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.9

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 6. Juni 2020