Tregu i këmbimit valutor vendas, ishte i qëndrueshëm në javën e dytë të muajit qershor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane e nisi ditën e hënë në kuotën e 124.15 lekëve duke e mbyllur në fundjavë në vlerën e 124.27 lekë.

Ndërsa dollari amerikan pas një rritje të lehtë ditën e martë në kuotën 110.228 lekë u zhvlerësua gradualisht deri në fundjavë në kuotën e 109.84 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar luhatje të vazhdueshme përgjatë javës 8-13 qershor. Në fillim jave paundi u këmbye me 139.39 lekë, duke shënuar rënie me rreth 1 lekë deri të shtunën kapi nivelin e 138.74 lekëve.

Në pozita të luhatshme paraqitet edhe franga zvicerane. Monedha zvicerane shënoi vlerën maksimale 116.22 lekë ditën e enjte dhe u zhvlerësua deri në fundjavë me 2 lekë duke u kuotuar në vlerën e 115.99 lekëve.