Në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti Aleksander Vuçiç foli për problemin ende të pazgjidhur me Republikën e Kosovës sa i takon çështjes së dialogut.Kreu i shtetit serb pohoi mes ironisë se aktualisht zgjidhja e problemit me Kosovën është e vetmja çështje që “po e lë pa gjumë”.

“Arsyeja e vetme pse unë s’mund të fle është Kosova. Nuk më intereson për ekonominë. Dhe ajo çfarë mund të iu them njerëzve është që do të luftojë edhe më shumë sesa në të kaluarën”, ka thënë Vuçiç.Mes të tjerash Vuçiç tha se pret që të rritet presioni për të gjetur një zgjidhje finale Kosovë-Serbi.