Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga sot të hapë të gjitha vendkalimet kufitare në vend duke zbatuar masat që janë ende aktive. Nga ky vendim përjashton aeroportet, pasi parashikohen që të hapen në një kohë të dytë. Është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm Covid, jo më i vjetër se 72 orë dhe vetizolim i obligueshëm prej 14 ditësh.
Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në karantinë shtetërore. Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që do të tranzitojnë dhe vendin duhet të lëshojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar, pra edhe shtetas shqiptar që duan të kalojnë kufirin në shtetin kufitar nuk do të lejohen të kalojnë, pa pasur më parë një certifikatë të posaçme. Qeveria miratoi dekret me fuqi ligjore i cili lejon punën e hoteleve dhe bujtinave nga 22 qershori, teksa janë bërë gati edhe protokollet. Përpos kujdesit të përditshëm të higjienës, në hotele do paguhet vetëm me kartela, domosdoshmërish duhet të ketë distancë mes tavolinave, ndërsa vetëshërbimi është i ndaluar.
Gjithashtu nevojitet edhe distancë mes mysafirëve dhe personelit në recepcion. Në hapësirat e përbashkëta ku shërbehet ushqimi duhet të ketë numër të kufizuar të njerëzve, mos të ketë grupime dhe aktivitete të ngjashme që mund të jenë të rre zikshme në kohë pandemie.