Infermierja Sally Boocock, 38-vjeç, nga North Yorkshire, u nda nga vajzat e saj në 9 mars, pasi ishte e detyruar për të qëndruar në spital pas shpërthimit masiv të koronavirusit në vend. Vajzat e saj, Daisy dhe Rubi, u diagnostikuan me sindromën “DiGeorge” (Një gjendje që mund të shkaktojë probleme të përjetshme, duke përfshirë problemet në zemër).
Për të mos rrezikuar të bijat nga kjo pandemi botërore, Sally zgjodhi që të qëndronte larg tyre. Mirëpo, kur duket se virusi e ka humbur fuqinë e saj dhe jeta po i rikthehet dalë ngadalë normalitetit, infermierja vendosi të surprizonte të bijat. E veshur me kostumin e një arushi të madh, ajo drejtohet për në shtëpi. Për të bërë një surprizë sa më origjinale, Sally, kërkoi ndihmën e dy motrave të saj, Clarie dhe Emma. Ato do të shtireshin sikur kishin sjellë në shtëpi një aktore animatore të veshur si një arush të stërmadh. Teksa Sally afrohej të bijave i kërkon atyre t’i dhurojnë një përqafim. Por papritur ajo heq kostumin dhe zbulon fytyrën. Vajzat mbeten të befasuara dhe përqafojnë tërë mall mamanë.
“Të jesh larg vajzave për tre muajt e fundit ishte padyshim një nga gjërat më të vështira që kam bërë ndonjëherë. Mos bërja e detyrave si nënë, të vendosja vajzat në gjumë, të kujdesesha për të, m’i bënë këto muaj shumë të vështirë”, u shpreh Sally.