Duke kundërshtuar shtetrrethimin e vendosur nga kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill De Blasio, mijëra njerëz gjatë natës demonstruan kundër dhunës racore.Plaçkitja dhe vandalizmi i ditëve të kaluara i ka hapur rrugën rprotestave kryesisht paqësore, që janë përhapur në disa shtete pas vrasjes nga policia të afrikano amerikanit Floyd.Presidenti Donald Trump lëshoi një deklaratë për shtyp dhe tha se “Pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë apo besimit, të gjithë duhet të marrin trajtim të drejtë nga agjencitë e zbatimit të ligjit.
Fjalët e Trump, arritën në një kohë kur Shtëpia e Bardhë është e blinduar nga forcat e rendit.Kandidati Demokratik i Presidencës Joe Biden sulmoi retorikën e Presidentit duke thënë: Fjalët e fundit të George Floyd ‘Unë nuk mund të marr frymë’ kanë bërë jehon në mbarë kombin kurse Trump është duke u përpjekur të fusë fjalë të tjera në gojën e George Floyd. Sinqerisht mendoj se kjo është përçmuese. “