Një ndër çiftet më interesante dhe ndër më të komentuarit gjatë kësaj periudhe ka qenë modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda. nPasi kaluan karantinën së bashku, ata vendosën të mos fshihen më dhe madje Eros konfirmoi hapur lidhjen me Oriolën.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot nga i njëjti vend dhe duket se ata kanë kaluar kohën më të bukur me njëri-tjetrin në izolim. Siç shihet, bashkëjetesa e ka afruar shumë dyshen, aq sa gjërat qenkan bërë familjare! Burime për “Gazetën Panorama” tregojnë se familjet e të dyja palëve janë takuar, ndaj Oriola dhe Eros janë gati të shpallin fejesën.

Pritet vetëm që çifti të shkëmbejë unaza dhe ky moment është shtyrë deri në përfundimin e gjendjes së pandemisë. Oriola është gati t’i thotë “Po” mashkullit që i ka vjedhur zemrën, ndërsa ne po presim me padurim derisa ky moment të ndodhë!