Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, paralajmëroi për rrezikun që botës i kanoset ende nga COVID-19, ndërsa bëri thirrje për kujdes të shtuar me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të pandemisë.
Teksa bëri me dije se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 150 mijë raste të reja me COVID-19, kreu i OBSH tha se virusi po përparon dhe bota është futur tashmë në një fazë të re dhe shumë të rrezikshme.
“Njerëzit janë lodhur nga të qëndruarit në shtëpi, shumë shtete duan të hapin shoqëritë dhe ekonomitë e tyre. Por virusi po përhapet me shpejtësi. Ai është akoma vdekjeprurës dhe shumë njerëz vazhdojnë të jenë të ndjeshëm ndaj infeksionit. U bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe njerëzve që të tregojnë vigjilencë ekstreme”, tha kreu i OBSH.
WHO Says Coronavirus Enters ‘New and Dangerous Phase’ as Daily …
Deri më tani numri i viktimave për shkak të pandemisë ka shkuar në 450.686, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë vendi më i prekur, qoftë për numrin e të infektuarve, por edhe për viktimat.
Më pas Brazili dhe Rusia janë dy shtetet e tjera më shumë të prekura nga virusi në nivel global.