Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha duke publikuar një video në të cilën tregon se disa nga bizneset e vogla tek të cilët kryedemokrati ka pasur takime dhe janë ankuar për situatën, janë përfitues të pagave të luftës që i kanë marrë tashmë, duke e nxjerr keshtu kryedemokratin genjeshtar.
“Të qash e të mos qeshësh dot…?”, është mbishkrimi i videos së kryeministrit.“Faktet nuk janë opinione, shpikjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, thuhet në videon e Ramës.
Më poshtë pamjet e kryedemokratit Basha në disa takime që ka pasur dhe faktet që ka publikuar Rama.