Nga Spartak Ngjela/

Historia na ka mësuar se kur të korruptuarit në politikë, që në çdo ditë i vjen rrotull në vërtitje akuza penale, ky e humb sensin logjik, dhe, si rregull, futet vetë edhe më thellë drejt vetëshkatërrimit.

l.

Historia tani na ka dhënë shumë shembuj të tillë, dhe dramaturgjia e ka pasë rrahur shumë këtë subjekt në teatrin dramatik modern, madje edhe në komedi .

Kështu i ndodhi edhe Metës me Dvoranin.

Kjo, sepse, Meta, duke bërë përpjekjen një vjeçare që të largonte Dvoranin nga Gjykata e Lartë, me pretekstin që ky e kishte plotësuar afatin nëntë vjeçar të anëtarit të asaj gjykate, i doli në skenë edhe eliminimi i gjyqtares së tij kushtetuese Vitore Tusha. Kjo i ndodhi befas dhe jashtë vullnetit të tij, sepse edhe Tushës ka tre vjet që i ka mbaruar afati për të qenë Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

ll.

Në fakt, Meta e donte largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë, sepse me këtë akt Dvorani nuk mund të ishte më në KED.

Por tani, menjëherë, vijnë e largohen nga KED edhe Dvorani edhe Vitore Tusha, por, në të njëjtën kohë, ndërsa Dvorani largohet nga Gjykata e Lartë, Vitore Tusha largohet nga Gjykata Kushtetuese.

Duke ndodhur kjo, Metë mavria kuptohet se humb dy herë: ai tani humbet një votë në Gjykatën Kushtetuese dhe një votë në KED.

Kjo don të thotë se, pas zëvendësimit të Dvoranit dhe Tushës, Meta humb çdo shpresë në KED dhe gjithashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, sepse në të dyja, Meta tani e tutje nuk ka më asnjë fuqi.

Meta të gjithë këtë luftë derëziu e bëri sepse donte të garantonte votat në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo duhet të gjykojë shkarkimin e tij; por, me rrugën e tij, u fundos përfundimisht. Kuptohet se tani, amerikanët ia plotësuan Metës dëshirën për Dvoranin, por në fakt i morën edhe Vitore Tushën.

Meta ndërkohë ka ulur kokën në jerm, kurse amerikanët sigurisht që po qeshin, sepse Meta përfundimisht i humbi të dyja shumicat për votat: edhe në KED, por edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kështu po duket.

Por, a mos vallë KLGJ do ta ndërrojë vendimin me të cilin para disa ditësh shkarkoi Dvoranin? Po të ndodhë kjo, Meta kalon nga tragjedia në komedi.

Të shohim.