Një qytet i Britanisë së Madhe, Leicester, mund të përballet me një tjetër izolim javën e ardhshme nëse situata Covid-19 nuk do të vihet nën kontroll. Ky do të ishte rasti i parë i karantinës që do të praktikohej për herë të dytë në Europë, çka do të sillte një precedent për të rikthyer karantinën edhe në zonat dhe vendet e tjera problematike.
Departamenti i Shëndetësisë në Britani tha se ka dërguar njësi shtesë testimi në Leicester për të provuar nëse ky qytet me shifrat më alarmante aktualisht mund të kapërcejnë virusin dhe u bëri thirrje banorëve atje që të jenë sa më të kujdeshshëm për të respektuar distancimin social dhe larjen e duarve.
Sekretari i Brendshëm Priti Patel i tha BBC këtë mëngjes se ishte ‘e saktë’ se një bllokim lokal është në planet e qeverisë, duke shtuar: Me vatrat lokale, është e drejtë që ne kemi një zgjidhje të lokalizuar.
“Ne kemi parë shfaqje të zjarreve në të gjithë vendin javët e fundit, në veçanti vetëm në tre ose katër javë”.
Numërohen 271 të vdekur me Covid-19 në Leicester dhe më shumë se 1,000 raste, që kur shpërtheu pandemia”, transmeton NOA.al.
Deputetja për Leicester East, Claudia Webbe, ka bërë thirrje në mënyrë aktive që elektorati i saj të mbyllet dhe zgjedhësit e saj të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se shkollat dhe një supermarket duhet të mbyllen, sepse virusi është jashtë kontrollit atje.
Sidoqoftë, kryetari i bashkisë së Leicester, Sir Peter Soulsby, tha që këshilli nuk është i vetëdijshëm për planet e menjëhershme për një bllokim të izoluar në qytet dhe se sugjerimet për izolimin e qytetit gjatë javës së rdhshme ishin ‘spekulative’.
Megjithatë, kjo ide është hedhur kudo në Europë, që izolimi i dytë mos të jetë më kombëtar, por lokal, duke iu referuar vetëm qyteteve apo zonave që rregjistrojnë më shumë raste.