Revista prestigjoze “Nature” shkruan se pa vendosjen e masave të karantinës në Evropë, prej koronavirusit mund të kishte pasur 3,1 milionë vd ekje. Artikulli i publikuar në faqen online të saj nga kërkuesit e Imperial College London tregon se masat e izolimit dhe bllokimit për të frenuar përhapjen e infeksionit nga koronavirusi në Europë patën sukses në reduktimin e niveleve të transmetimit të Sars-Cov-2 dhe në kontrollin e epidemisë.

Vlerësimi i tyre për 3,1 milionë jetë të shpëtuara mbështetet edhe studimet e kryera në Itali dhe disa vende europiane. Shkencëtarët kujtojnë sesi nga data 2 deri në 29 mars, vendet e Evropës nisën implementimin e masave të forta që përfshin mbylljen e shkollave, e më tej, izolimin dhe të gjitha këto, rezultuan të suksesshme sipas tyre në mbajtjen e virusit nën kontroll pikërisht në fazën kur ai ishte në kulmin e fuqisë së vet.

Përpos vlerës Rt, që është treguesi i shkallës së infektueshmërisë, një mënyrë për të llogaritur impaktin e epidemisë është dhe analiza e vd ekjeve të regjistruara, e cila konsiderohet më e saktë sesa ajo e rasteve që raportohen. Drejtuesi i studimit, Dr Samir Bhatt, tha se të dhënat tregojnë që po të mos ishin marrë masa të tilla të rrepta, do të kishte pasur një numër shumë më të madh vde kjesh nga Covid-19.