Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi sot kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha t’i kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për konteinerët me mbetje nga Italia në Shqipëri, i cili u zbulua nga Antimafia italiane.Balla publikoi një video, ku shfaqet Lulzim Basha në ‘Çadrën e Lirisë’ në bulevard, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka lejuar të futen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë 1300 konteinerë me mbetje të rrezikshme.Balla tha se “Lulzim Bashës duhet t’i vijë turp që u bë bë tyta e një “Fake News”-i të zbuluar nga Antimafia italiane.
“Luli Basha duhet t’i vijë turp dhe t’u kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e “Fake News”-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri. Antimafia italiane zbuloi skemën e turpshme”, tha Balla.