Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës teksa pa nga afër HEC-in e Moglicës, bën me dije se ky hec nisi aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

Sipas kryeministrir Rama, diga e Moglicës është me një lartësi prej rreth 167 metra, një nga më të lartat në botë në llojin e vet.Gjithashtu Rama bëri me dije se fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm.

“HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet.

Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysëm shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik”- shkruan Rama.