Hertha Berlin ka zhbllokuar ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, e vlefshme për javën e 31-të të Bundesliga-s, në minutën e 24-t. Goli është realizuar nga ish-ylli i Milan-it, Piatek, i cili ka lënë në vend dy mbrojtës kundërshtarë dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me të djathtën.