Lionel Messi foli pas ndeshjes së fituar nga skuadra e tij kundër Alavesit me rezultatin 5-0. Argjentinasi është më i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij dhe gjërat që skuadra bëri në fushën e blertë.

“Sot pashë një ekip tjetër, bëmë gjëra më të mira dhe skuadra reagoi. Kishim një sjellje tjetër, një mendim tjetër në gjithçka. Ne bëmë një autokritikë, pasi sezoni ynë nuk ishte aspak i mirë dhe e dimë të gjithë diçka të tillë.

“Më e rëndësishme se gjithçka është të luajmë si sot. Lojtarët të jenë të gëzuar dhe të përcjellim vlera. Napoli? Duhet të jemi pak më të qetë përpara Napolit. Nuk kam se çfarë të them, sot bëmë një ndryshim të madh”, – tha ai.