TOKYO, JAPAN - MARCH 31: A group of Women walk along tof the shops street at the entrance of the Famous Asakusa Buddhist temple, a street usually very congested with tourists and residents, in Tokyo, Japan on March 31, 2020. While the number of people infected with Covid-19 is increasing in the Japanese capital, the metropolitan government of Tokyo asks the population to restrict outings until April 12 in order to contain the spread of the virus. Many famous places and generally very frequented by residents and tourists, have become very calm in Japanese capital. Several parks, during this period of cherry blossom, were prohibited from regrouping in order to avoid any risk of spreading the virus in the city. (Photo by DAVID MAREUIL/Anadolu Agency via Getty Images)

Koronavirusi është kriza më e rëndë me të cilin është përballur ndonjëherë Organizata Botërore e Shëndetit, deklaroi të hënën drejtori i përgjithshëm i OBSH pasi vendet që duket se kishin pandeminë nën kontroll po përballen sërish me një rritje të rasteve. Në të gjithë rajonin e Azisë, i cili ishte më i godituri nga virusi dhe i pari që e vuri nën kontroll, ka pasur rritje të rasteve të reja në dukje të pashpjegueshme. Qeveritë që më parë ishin lavdëruar për përgjigjen e tyre ndaj pandemisë, tani duket se po luftojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Në pjesën më të madhe të botës, vala e parë e virusit nuk ka ardhur ende nën kontroll plotësisht, e lëre më në zonat e katastrofës së Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Situata bëhet edhe më e frikshme pasi ka mbetur vetëm disa javë nga fundi i verës dhe shumë epidemiologë presin që virusi të fuqizohet përsëri në dimër. Në Europë, vendet që po përpiqeshin të merrnin veten nga dëmet ekonomike të shkaktuara nga bllokimet e mëparshme, po luftojnë për të balancuar nevojën financiare për të mbështetur turizmin gjatë muajve të verës dhe masave për të ulur rritjen e rasteve të reja.

Industria e turizmit në Spanjë është në krizë pasi udhëtarët britanikë anuluan fluturimet atje pas vendimit të Londrës për të rivendosur karantinën për udhëtarët që ktheheshin nga Spanja. Belgjika shtrëngoi masat e distancës sociale për të ndaluar rritje shqetësuese të rasteve të reja. Nga e mërkura, belgët do të lejohen të shohin pesë persona më së shumti jashtë rrethit të tyre familjar, duke zvogëluar “flluskën sociale”, pasi në fillim lejoheshin të takon 15 persona. Masat erdhën pasi Belgjika regjistroi 1.952 raste të reja gjatë javës së kaluar, më shumë se 70% në krahasim me ditët e e mëparshme.

Qyteti Belgjik i Antwerp njoftoi ndalimin e lëvizjes gjatë natës, me bare dhe restorantet që do të mbyllen në orën 11:00 dhe qytetarët do të jenë të detyruar të ktheheshin në shtëpi në orën 11:30. “Qëndroni në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur,” tha kryebashkiakja e qytetit, Cathy Berx, duke i nxitur të jashtmit që të shmangin udhëtimin në Antëerp nëse nuk ishte thelbësore. Ajo u bëri thirrje të rinjve të qëndrojnë brenda: “Mos dilni nëpër bare, mos rrezikoni veten dhe të tjerët.” Edhe Franca urdhëroi kufizimet e lëvizjes gjatë natës në zonat turistike, pas rritjes së rasteve të reja.

Gjermania do t’i bëjë të detyrueshëm testet e koronavirusit për udhëtarët që kthehen nga zonat e rrezikut, tha të hënën ministri i shëndetësisë, Jens Spahn. “Ne duhet të parandalojmë kthimin e udhëtarëve të infektuar, duke shkaktuar kështu zinxhirë të rinj infeksioni,” shkroi Spahn.

Situata në Azi

Të martën, Kina raportoi numrin më të madh të rasteve të koronavirusit të transmetuar në vend që nga fillimi i marsit për të dytën ditë radhazi, me shumicën e rasteve të reja në Xinjiang. Rajoni i largët perëndimor është përballur me raste të reja që nga 15 korriku, pas gati pesë muajsh pa asnjë rast të ri.

Në jug në Hong Kongut, qyteti gjysmë-autonom kinez gjithashtu po përjeton një shpërthim të rasteve të reja me më shumë se një mijë raste të reja në dy javët e fundit. Rritja e rasteve të reja erdhi pasi qyteti dukej se ishte pothuajse i çliruar nga koronavirusi, ndërkohë që pjesa tjetër e botës ishte në karantinë.

Ndërsa kishte një rënie të lehtë në numrin e rasteve të regjistruara të hënën, Japonia ka qenë duke parë rritjen më të madhe të rasteve të reja, krahasuar edhe me fazat e hershme të pandemisë, me rreth 5,000 raste të reja gjatë javës së kaluar. Më e keqja është se shpërthimi i tanishëm është përqendruar në kryeqytetin e Tokios, i cili mbi 200 raste të reja deri të hënën.

Edhe Australia po përjeton gjithashtu një ngritje të madhe të numrit të rasteve të reja. Vendi pati disa raste në muajin qershor, por që u rrit deri në fund të muajit dhe në korrik, me shtetin e Viktorias i cili shënoi 384 raste të tjera. Autoritetet thonë se deri më tani ka 4,775 raste aktive në Viktoria, 414 prej të cilave janë punonjës shëndetësie, duke e dobësuar më tej aftësinë e shtetit për të trajtuar të sëmurët.

Vala e re virusit, në Hong Kong, Australi, Kinë dhe Europë, ka qënë befasi për zyrtarët. Ben CoWling, një profesor në shkollën e shëndetit publik të Universitetit të Hong Kongut, shkroi këtë javë se “ne mund të mos e dimë kurrë” se si filloi vala e fundit e rasteve në qytet, por të dhënat tregojnë për infeksione që erdhën nga jashtë.

“Kjo situatë me të vërtetë thekson rëndësinë e mbajtjes jashtë të rasteve të reja përmes testimit efektiv dhe karantinës së personave që vijnë nga jashtë”, tha ai. “Sapo të fillojë një epidemi, do të duhet shumë përpjekje për të ndaluar.”

Duke folur të hënën, nënkryetari i Hong Kongut Matthe Cheung tha se qyteti kishte hequr gradualisht kufizimet pasi rastet nisën të binin dhe duke i vendosur prapë sapo të kishte një rritje të rasteve të reja. Këtë javë, qeveria njoftoi se po bënte të detyrueshme maskat në publik dhe kufizimin e tubimeve në publik. Qeveria kineze gjithashtu do të ndihmojë në ndërtimin e një spitali të improvizuar si në Wuhan afër aeroportit të Hong Kong-ut me një kapacitet prej rreth 2,000 shtretërish spitalorë.

“Situata e epidemisë është kritike,” tha Cheung, duke shtuar se javët e ardhshme janë jashtëzakonisht thelbësore për qytetin. “Ne po përballemi me një rrezik të lartë të shpërthimit të komunitetit.”