Në Itali është vënë në rrezik pankina e Interit për Antonio Kontes. Pas barazimit me Veronën duket se është thyer besimi që drejtuesit e Interit kishin tek trajneri italian. Konte ka një kontratë tre vjeçare me Interin deri në vitin 2022 dhe përfiton 12 milionë euro në sezon, por ai vetë la të kuptohet në fund të ndeshjes me Veronën se diçka është thyer, ‘të gjithë duan të fitojnë por duhet kuptuar sa larg apo afër je’.
Ndërkohë sipas medieve më prestigjioze italiane po përflitet se vendin e Kontes mund ta zërë një tjetër ish-trajner i Juventusit Masimiliano Alegri i cili pak ditë më parë tha se dëshiron të stërvisë një skuadër që ka ambicie të fitojë.