Eli Fara është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Pavarësisht se kalojn vitet këngëtarja vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura të showbizz-it shqiptar, e cila vazhdon të ruajë freskinë e rinisë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram të 31-viteve më parë duke ecur në rrugët e qytetit të Korçës.
Me bukurinë e saj duket se Eli ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, pasi në foto shihen tre burra që e vështrojnë. Komentet për këtë foto nuk ishin të shumta, por më epiku ishte i këngëtares, Aurela Gaçe. “Ca ylli dmth ,nam neper rruget e Korces kur kaloje, kushedi cfare trazirash shkaktoje, edhe ta bera me rimë,fol po deshe,” shkruan Aurela.