Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e maskës me detyrim ka publikuar apelin e mjekut të njohur Andis Qendro.
“Vendosja e maskës është një sakrificë minimale që kërkohet nga ju në këtë kohë të vështirë por, që do të mbrojë të afërmit dhe të dashurit tuaj nga virusi. Për arsye të profesionit, ne e mbajmë veshur shumë orë çdo ditë, gjatë gjithë jetës tonë profesionale; juve u kërkohet t’a mbani përkohësisht.Ju lutem mbani maskën dhe shpëtoni jetë”, thuhet në mesazhin e mjekut drejtuar qytetarëve.