15 Korrik/ Në një postim të faqes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë dhënë disa udhëzime se si mund të krijohet vet një mask/barrier mbrojtëse. Ju duhet të ndiqni vetëm 4 hapa të thjeshtë për të krijuar një barriërë mbrojtëse e cila mbron nga infektimi me COVID19. “#Vendosnimaska Barrierat mbrojtëse mund të bëhen vetë nështëpi dhe pa asnjë kosto!
Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi: 1. Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë. 2. Sërisht paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme. 3. Vendosen rripat e lastikut ose për me lehtë llastikat e flokëve në largësi 6 cm nga njëra tjetra. 4. Palosen të dyja anët dhe qepeni me gjilpërë. Pasi e keni larë me ujë të nxehtë dhe detergjent mund ta përdorni maskën në ccdo ambient të mbyllur me qëllim mbrojtjne nga infektimi me COVID19. #RuaniShëndetin”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Më parë ministrja Manastriliu deklaroi qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.