Inspektorati i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin për lejimin e pishinave në ambiente të hapura. Tashmë pritet firma e fundit nga ministrja e Shëndetësisë që të futet në fuqi, pasi aktualisht vijon që të jenë të ndaluara. Por cilat janë kushtet?
Report Tv raporton se stafi që ka kontakt me vizitorët duhet të ketë maskë të detyrueshme, duhet të bëhet filtrimi i ujit, dezinfektimi i ambienteve, matje e temperaturës për punonjësit dhe vizitorët, por mbi të gjitha distanca mes çadra duhet të jetë 3.5 metra. Për pishinat e mbyllura ende nuk ka një vendim.