Më të paktë në numër në krahasim me sezonin e kaluar për shkak të pandemisë, plazhi i Durrësit vijon të mbetet ndër destinacionet e preferuara për vendasit, por kryesisht për pushuesit e nga ardhur Kosova.
Dikush për të kaluar pushimet verore dhe të tjerë vetëm fundjavën, frekuentuesit e plazhit thonë se këtë sezon gjejnë më pak pushues dhe më shume qetësi në bregdetin e Durrësit, e cila vjen edhe si pasojë e pandemisë. Bregdeti i Durrësit prej javësh është hapur zyrtarisht për pushuesit, por pavarësisht kësaj, kushtet e sigurisë në det, ato higjieno-sanitare ende mungojnë në pjesën më të madhe të plazhit.