Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet se si policë në terren bëjnë verifikimin e personave të prekur me koronavirus, të cilët duhet të respektojnë karantinën, duke mos dalë nga shtëpia. Kreu i qeverisë theksoi se kush është i prekur nga COVID-19, nuk duhet të thyejë rregullat e karantinës
“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu?, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.? ? Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë?! Shëndeti mbi të gjitha?”, shkruan Rama në profilin e tij.