Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një interviste televizive, të mërkurën, u shpreh se deklaratat e SHBA dhe BE lidhur me ndryshimet kushtetuese nuk mund të përkthehen si kërkesë për të plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës, por si kërkesë për negocim mes palëve.

I pyetur për negociatat me opozitën jashtë parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Klosi tha se “kjo është historia e tre dekadave politike në vendin tonë. Partia Socialiste është partia më e madhe dhe më e përgjegjshme në vend dhe ka treguar gjithnjë gatishmëri për të negociuar, për të debatuar, për të ofruar konsensus. Ne kemi dhënë konsensus, e kemi toleruar dhe asnjëherë nuk kemi marrë mbrapsht. Betejat tona kanë arritur deri aty, kur ishim në opozitë, që të ishin në grevë urie”,- tha Klosi.

“Nëse është për luftë politike, forcat politike kanë të drejtë të debatojnë dhe të ndërtojnë strategjinë e tyre. Ne krijuam Këshillin Politik për t’i dhënë një konsensus edhe pse jashtë Kuvendit opozitës jashtëparlamentare. Kur PD u tërhoq nga opozita jashtë parlamentit, nuk menduan se do të vinte kjo ditë dhe duhet të ishin në Kuvend për të diskutuar dhe për të pasur në dorë votën në Kuvend. Këshilli Politik mblidhet sot sërish në orën 18:00 për të diskutuar. Ka qenë dhe vetë Kryeministri Rama në këtë Këshill me dëshirën për të arritur konsensus”,- tha Klosi.

“5 qershori u miratua me dakordësi të plotë dhe ajo nuk ndryshohet dhe ajo që kërkohet nga ne tashmë është për të riformuluar formimin e koalicioneve, apo listat e hapura. Ne s’themi që s’ka koalicion, por historia e koalicioneve është absurde. Për çfarë votojnë njerëzit? Për programe? Lidership? Në mënyrën që sot janë bërë koalicionet, kemi 7 kandidat në Berat që ndahen jo si deputet, që përfaqëson një vendimmarrje për programin lidershipin, por është një kombinim mix i mbetjeve të partive të vogla”,- tha Klosi.

“Pra ajo që kërkojmë, siç e kanë të gjithë të gjitha vendet e BE është që partitë politike nëse janë një koalicion të paraqiten në një listë me një program e lidership. Dhe kryeministri a ka thënë shpesh, ku ta gjejmë që ata të bëhen një listë të përbashkët që të kemi një listë ku ne të debatojmë. Politika kjo është të debatohet, të gjendet konsensusi. Ne do votojmë nesër, prapë krijojmë një ngjarje politike. Më gjeni një deklaratë ku thonë se ne do fitojmë… Ato thonë do fitoj Rama se kështu, se ashtu…”,- tha Klosi

“Ne ramë dakord më 5 qershor për mënyrën se si administrohen zgjedhjet. Mënyrën se si forcat paraqiten në program, hapja e listave, që është kërkesa e qytetarëve dhe PS, e përgjegjshme që ndjek opinionin e qytetarëve kërkon ta realizojë këtë. Se si realizohet kjo ka nevojë për formulim të ri, por kjo nuk prek menaxhimin e zgjedhjeve, pra 5 qershorin. Jemi dakord që vota e qytetarëve të lexohet drejtë. Nuk vihet në pushtet me sistem, sistemi të ndihmon që të pasqyrosh qartë programin”,- tha Klosi.

“Në Berat që kemi shtatë deputet, të kemi një koalicion jo me një listë, apo grup politik me një listë, shtatë përballë shtatë. Por këta kërkojnë të ketë një koalicion me dhjetë parti, që kanë nga shtatë dhe të dalin 70 kandidat që të jenë në garë. Ku është programi politik i opozitës së bashkuar, që nuk kanë asnjë program të përbashkët…Ambasada e SHBA, aleati jonë përshëndesin çdo përpjekje për të arritur konsensus”,- tha Klosi.

“Ambasada e SHBA tha të arrihet konsensus e të konsiderohet opozita jashtëparlamentare, ne prandaj krijuam Këshillin Politik, për të konsideruar opozitën jashtëparlamentare. Nëse Berisha do ishte në pushtet, s’do ishim konsideruar kurrë po të kishim djegur mandatet. I krijuam i konsideruam, debatuam. Ne duam të arrijmë në një marrëveshje të përbashkët. Deklarata e Ambasadës nuk do të thotë plotëso çdo kërkesë të të vegjëlve, por respekto, negocio, debate, por u pranuan ato çfarë 5 qershori është votuar nga ne motamo. SHBA nuk thotë se çdo gjë të bëhet si thonë ata, grupi opozitar dhe të ketë tolerim nga të gjitha krahët. Meqenëse ne jemi të mëdhenj, e ne duhet tolerojmë gjithnjë. Konsensusi është tjetër, pranimi çdo kërkese është tjetër. Kjo gjë duhet bërë sot, nuk mund ta lëmë në shtator, që pastaj ta lëmë për në janar etj. Ligji elektoral e kërkon që ndryshimet të bëhen 1 vit përpara zgjedhjeve elektorale”,- tha Klosi.

Ministri Klosi tha se turizmi ka pësuar një goditje të rëndë nga pandemia, por nuk është gjunjëzuar. “Turizmi po vuan një nga momentet më të vështira sa i takon ekzistencës së tij. Kemi kompani apo biznese që po rrezikohen nga mungesa dhe vështirësia e lëvizjes. Turizmi vendas është shpëtuesi i turizmit shqiptarë. Pandemia e goditi turizmin, por nuk e gjunjëzoj. Falenderoj qeverinë e Kosovës që nuk mbylli kufirin”,-tha Klosi.

“Jemi në një situatë të vështirë nga pikëpamja e pandemisë. Turizmi mbetet një lloj shprese për zonat tona turistike kanë një zgjidhje të brendshme. Hotelet e bregdetit përbëjnë një sipërmarrje mbijetese dhe ka një problematikë të madhe në sektor, jemi të vetëdijshëm. Falënderojmë Kosovën që nuk mbylli kufirin. Ka një % të konsiderueshme turistike, nëse od mbyllej në gusht do ishte katastrofë për sipërmarrje shqiptare. Unë dje pata një ditë intensive komunikimi me ministrin. Detin që e kemi një pasuri kombëtare, duhet të shfrytëzohet nga të gjithë nga Kosova, drejt Shqipërisë”,- tha Klosi.