Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër zonë në Kavajë, ku është hapur kantieri i rindërtimit të disa pallateve.

I shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, Rama theksoi se në këtë bllok do të ndërtohen 300 apartamente dhe do të ngrihen 100 njësi shërbimi nga themelet me standardet më të larta. Mes të tjerash, Rama teksa u njoh me projektin në fjalë, theksoi se nga fatkeqësia duhet të nxjerrim më të mirën.

Njoftimi në Facebook: RINDËRTOJMË ? BASHKË Kavajë – Në kantierin e madh të Rindërtimit, ku do të ndërtohen 300 apartamente të reja dhe 100 njësi shërbimi me standardet më të larta