Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj ishin sot në kantierin e lagjes së re që do të ndërtohet në Fushë Krujë për disa qindra familje të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Në kantierin e lagjes së re që do të ndërtohet për disa qindra familje të mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit, për të parë nga afër kryerjen e afro 45% të punës me infrastrukturën e re rrugore e nëntokësore, e cila shtrihet në 10 hektarët ku përveç banesave individuale e kolektive, do të ndërtohen edhe çerdhja, kopshti, shkolla, qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve publike, zonat e gjelbërta, si edhe një treg modern për produktet e zonës”, u shpreh Rama“Një qytet i ri faktikisht” tha Rama duke inspektuar kanterin e ndërtimit.

Ahmetaj u shpreh se, “do të jetë një nga zonat më të bukura si në aspektin e infrastrukturës, por edhe në aspektin e arkitekturës. Do të ketë një kombinim midis shtëpive individuale dhe pallateve të ulëta me akses jashtëzakonisht të lehtë në rrugën kryesore”.“Po ta shohësh edhe lidhja me qytetin me Fushë Krujën, duket si një qendër e re e qytetit”, shtoi Ahmetaj.

Rama tha se, “projektin e tregut do ta bëjmë model, meqënëse është një gjë që vjen plus. Do ta bëjmë treg super modern publik, të bashkisë edhe të gjithë që vijnë këtu për të shitur të jenë të akomoduar aty me higjienë e me të gjitha”.

Ahmetaj u shpreh se, beson se këtu për rreth 4-5 javë në varësi të mbylljes së procesit dhe projektimit të të pikëzuarave, fillojmë edhe me shtëpitë individuale, me një parti të madhe gati 700. “Do të jetë kjo zonë, do të jetë zona e Durrësit, zona e Kavajës, Rrogozhinës dhe një pjesë e Kurbinit që t’i bëjmë gati për FSHZH-në, t’i fusim në procedurë për prokurim në fazën e dytë”.

“Shtëpitë do të jenë në mes të parkut, me përdorim individual makinash e gjitha kornizuar me infrastrukturë. Në mes do jenë shkollat, kopshtet. Ecuria këtu është shumë e rëndësishme të nënvizohet ka qenë më e shpejtë për shkak se s’kemi pasur probleme me prona private në mes, gjë që për shembull na ka zgjatur procesin në Laç dhe në Thumanë dhe në Bubq, kurse këtu fatmirësiht s’kemi dhe kemi pasur mundësi të ecim shpejt”, tha Rama.