Akrepi ka lindur duke i ditur sekretet e jetës dhe tё vdekjes dhe me aftësinë për t’i zotёruar të dyja. Enciklopedia e përshkruan akrepin si një insekt qё lёviz vetёm natёn, që sulmon dhe paralizon prenё e tij me një helm të injektuar nga bishti i gjatë, i lakuar, i përdorur si pёr t’u mbrojtur, ashtu edhe pёr tё sulmuar. Ata mund të jenë jeshil, blu, kafe apo tё zinj, por kёta sy kanё njё intesitet hipnotizues. Shumica e njerëzve ndihen të shqetësuar dhe kёputen fizikisht nën vështrimin e qëndrueshёm tё Akrepit. Ju duhet ta shkёpusni shikimin, qё tё prishni “hipnozёn” dhe tё shikoni diku tjetёr. Ai do t’ju ngulё sytё nё çdo kohё.
Ky është një tipar i pagabueshëm identifikues i personalitetit tё njerёzve qё udhёhiqen nga planeti i Plutonit. Sytë e Akrepit depёrtojnё thellё tek ty, duke hyrё nё shpirtin tёnd nё mёnyrё tё pamёshirshme. Akrepi ka njё ego totale. Ai e di çfarё ёshtё dhe çfarё nuk ёshtё dhe askush dhe asnjё gjё nuk mund ta ndryshojё kёtё. Fyerjet janё tё papёrfillshme pёr tё dhe komplimentat nuk i bёjnё asnjё pёrshtypje. Ai ka nevojë për dikё qё t’i tregojё veset dhe virtytet e tij. Nё rastin mё tё mirё, ai me qetёsi do tё bierë dakord me gjykimin tuaj, nё rastin mё tё keq, do tё dyshojё nё motivet e tua. Herёn tjetёr kur tё jeni me njё grup kolegёsh apo miqsh, hapni njё bisedё rreth shenjave tё astrologjisё. Pёrmendi faktin qё, me pak praktikё, ёshtё e lehtё tё dallosh shenjёn e çdo personi.
Shumica e Akrepave kanё flokё dhe sy tё errёt. Qetёsia sipёrfaqёsore e karakterit tё njerёzve qё udhёhiqen nga planet i Plutonit ёshtё krijuar mё kujdes, qё tё fshehё natyrёn e brendshme qё i vlon. Njё zotërim i tillë i personalitetit duhet të jetë diçka pёr t’u patur zili. Nuk ka rёndёsi sa i trazuar emocionalisht mund tё jetё; ju rrallё do tё shihni njё Akrep ta reflektojё kёtё nё fytyrёn e tij tё ngrirё. Këta njerëz me krenari dhe me vetëdije praktikojnë një shprehje boshe nё fytyrё. Ata i urdhërojnё tiparet e tyre të mbeten të palёvizshme dhe ato binden. Tё rralla do tё jenё rastet kur mund tё shihni njё Akrep tё skuqur nga turpi apo tё vrenjtur nga mёrzitja Buzëqeshjet janë të rralla, por tё vërteta. Trupi ndjek tё njёjtat urdhëra si fytyra. Nuk ndodh shpesh qё tё bёj lёvizje tё pakontrolluara apo sjellje nervoze. Personi i shenjёs sё Akrepit, kurrë nuk do të dridhet nga sikleti ose tё fryhet nga krenaria.
Reagimi është gjithmonë në minimum, sepse arti i Akrepit është të hetojё natyrën dhe motivet tuaja, duke mbetur vetë i padepërtueshëm. Është e rëndësishme të keni parasysh se është një lloj i veçantë i Akrepit, i cili lëviz dhe flet mjaft shpejt dhe duket sikur ka një natyrё të hapur dhe miqësore.
Akrepi është shumё besnik me miqtë. Disa prej tyre e tregojnё kёtё besnikёri nё kuptimin e vёrtetё tё fjalёs, për miqtë, të afërmit apo të dashurit. Ushtari Akrepi hidhet menjëherë, instinktivisht, drejt plumbave, pёr tё tёrhequr shokun e tij nga fusha e betejёs.Zjarrfikësi Akrep jep jetën e vet, për të shpëtuar fëmijën në ndërtesën qё po digjet. Ndonjëherë duket sikur njerëzit e Plutonit, nё mёnyrё tё pandërgjegjshme kërkojnë rrezikun, si një sfidë për fuqinë e tyre. Akrepi nuk harron kurrë një dhuratë ose një mirësi dhe e shpërblen atё nё mёnyrё bujare. Nga ana tjetër, ai gjithashtu kujton gjatё një dëmtim ose një padrejtësi, por ka mënyra të ndryshme për tё reaguar.
Akrepi tipik do të rrijё zgjuar netёve derisa tё gjejё mёnyrёn si tё marrё hak. Ai mund të imitojë njё akrep nate, i cili do të pickojё tё tjerët, madje edhe veten e vet me thumbin vdekjeprurёs vetёm për kënaqësinё e pastër tё pickimit ose ai mund të imitojë rrugën e lavdishme tё shqiponjës sё tij simbolike, e cili ngrihet mbi kufizimeve tokësore dhe përdor forcën dhe mençurinё e saj me drejtësi. Kёta Akrepё kёnaqen vetёm kur i bёjnё “armiqtё” tё ndjejnё tё njёjtёn gjё qё ndjenë edhe ata. Panorama shёndetёsore e Akrepave ёshtё tipike për natyrёn e tij. Ai mund ta shkatёrrojё trupin e tij me teprimet, punёt e vёshtira apo melankolitё. Akrepi është thellësisht i interesuar pёr fenё, intensivisht kurioz për të gjitha fazat e jetës dhe vdekjes, i apasionuar pas çёshtjeve qё lidhen me seksin dhe i tёrhequr nga dёshira pёr reforma dhe ndryshime. Megjithatë, ai është gjithashtu i dedikuar nё lidhjet e familjes dhe të dashurisë dhe nё mbrojtje tё fëmijëve dhe njerёzve më të dobët.