Nga Mero Baze/
Postimi i fundit i Sali Berishës është për Saimir Tahirin dhe pushimet e tij në Kurvelesh. Ka postuar një fotomontazh, ku ish ministri socialist, është në fshatin e origjinës së tij, duke pushuar dhe nga pas, i ka montuar një fushë me hashash. Postimi është bërë në të njëjtën ditë, kur djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.
Greqia lejonë nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejt është djali i Sali Berishës, një milardier i padeklaruar.
Sapo ky fakt u bë publik nga portali www.dritare.net, Berisha na surprizoi me fotomontazhin e Saimir Tahirit, si për të na treguar që problem është ai që shkon të pushoj në Nivicë tek stani i Jahos, e jo djali dhe nusja e tij, që e kanë një natë 30 mijë euro, po të llogarisësh jahtin sa një anije vetëm për dy vet dhe vilën luskoze.
Saimir Tahiri është para drejtësisë dhe po përballet me të. I biri i Sali Berishës, është në jahte luksoze bisnesmenësh dhe vilat e tyre, duke përdorur ende hijen e pushtetit të babait.
E njëjta histori është dhe me reagimin e tij ndaj sekuestrimit të pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi. Reagimet e politikës ishin të matura. Dhe ashtu duhet të jenë, jo vetëm për konfidecën që nuk i nderon dhe që kanë pas me Ndroqin, por për të mos dëmtuar hetimet. Sot nuk është dita që Ylli Ndroqi të sulmohet verbalisht, se ajo është e leht. Sot ai është në duart e drejtësisë dhe të tjerët duhet të heshtin.
I vetmi që foli sikur po i prekej malli i tij, ishte Sali Berisha. Dhe jo se ka ndonjë dashuri për Ylli Ndroqin, por tek ajo sekuestro, ai shikon rrezikun e ngjashëm për televizionin e djalit të tij, i cili nuk ka asnjë burim zyrtar të ardhurash.
Një televizion që harxhon gjysëm milionë euro në muaj, dhe nuk ka asnjë evidencë financiare për origjinën e investimit, është gjithnjë i rrezikuar të hetohet dhe sekuestrohet, nës enë këtë vend do vendoset drejtësia. Fakti që i biri ska vënë emrin në letra nuk e qetëson, pasi ata nuk do marrin të birin, por letrat dhe pasuritë. Dhe është piëkrisht ky hall që e bën atë të reagoj ndryshe nga Meta e Basha që e kanë më shumë mik personal Ndroqin, por nuk duan ta dëmtojnë atë, as duke e mbrojtur personalisht, as duke heshtur.
Ylli Ndroqi është duke u përballur me drejtësinë, ndërsa i biri i Berishës dhe televizioni i tij, duke përdorur paratë e fituara nga korrupsioni për tu ritkthyer në pushtet.
Nuk di cila industri është më fitimprurëse, ajo e dr ogës që akuzohet Ndroqi, apo kjo e Berishëve, por dukshëm kjo e dyta është me leverdi se këtu nuk dënohesh kurrë.
Mu kujtua kjo, ndërsa i hodha një sy televizionit të djalit të tij, që po mbulonte me shumë përkushtim sonte shpërthimin katastrofik në Liban. Dukej sikur redaksia ishte gati të linte çdo lajm e të merrej me “Gërdecin” e Libanit. I duhet deomos një histori e ngjashme me pamje të ngjashme, por jo me njerëz të ngjashëm në prapaskenë.
Vet Sali Berisha e marrë me mend se duhet të ndihet mirë nga ky shpërthimi në Liban. Jo se urren libanezët dhe kënaqet me vdekjen e tyre, por një shpërthim i ngjashëm, shkaktuar nga biznesi ilegal i djalit të tij, më 2008, rafshoi 300 shtëpi, rreth 400 të pla gosur dhe 26 të vdekur. I vetmi që shpëtoi edhe pa u vr arë, edhe pa u plagosur, edhe pa u bur gosur ishte djali i tij, i cili tani është rikthyer si biznesmen në vendin e kr imit në Gërdec, për të justifikuar po atje pasuritë e bëra.
Ndërsa transemetonin pa pushim pamje nga Gërdeci i Libanit, dukej sikur donin të thonin “që aksidente janë, ndodhin në gjithë botën”. Ndaj mos na ngacmoni!
Dh enë fakt as unë nuk do ta ngacmoja sonte, por ai e di vet çka bërë dhe nuk rri i kujtuar kr imet e veta, në përpjekje për ti fshehur.