Kryeministri britanik Boris Johnson ka zgjedhur për të kaluar pushimet këtë verë në brigjet e Skocisë. Ai është fotografuar nga paparazët në shoqërinë e të fejuarës Carrie Symonds dhe djalit të vogël Wilfred.
Ajo që ka fituar vëmendjen e të gjithëve, është mënyra që kryeministri ka zgjedhur për të kaluar këto pushimet. Duket se ai i ka thënë “stop” pushimeve të shtrenjta dhe në mes të luksit, për t’i lënë vendin një ekspe rience krejt të re, në një shtëpi verore me tre dhoma gjumi e një banjë. Sipas tabloidit britanik “The Sun” Johnson dhe e fejuara priten që të kalojnë dhe disa ditë kampingu në çadër.
Kujtojmë që Boris Johnson ka kaluar një vit jo të lehtë. Vendi i drejtuar prej tij regjistroi një numër të madh të të infektuarve me koronavirus, madje dhe vetë kryeministri u inf ektua me virusin fa mëkeq dhe sipas raportimeve luf ta me të për 56-vjeçarin nuk ishte aspak e lehtë.