Gati 100 vjet më parë, dy studiues britanikë, William Topley dhe Graham Wilson, po eksperimentonin me infeksione bakteriale tek minjtë. Ata vunë re se mbijetesa individuale varej nga numri i minjve që ishin vaksinuar. Pra, roli i imunitetit të një individi duhej të dallohej nga imuniteti i tërë tufës. Ecim përpara me një shekull dhe koncepti i “imunitetit të tufës” tani diskutohet gjerësisht në deklaratat e qeverive dhe artikujt e gazetave. Por çfarë do të thotë në të vërtetë?

Kur një sëmundje e tillë si COVID-19 përhapet në popullatë, ajo i lë disa persona të imunizuar, të paktën në një afat të shkurtër. Personat që infektohen më vonë do të kenë më shumë kontakte me këta njerëz imunë dhe jo me ata që mund të jenë të prekshëm nga infeksioni. Si rezultat, rreziku i infeksionit zvogëlohet dhe përfundimisht sëmundja ndalon përhapjen. Kjo mund të ndodhë edhe nëse disa njerëz në popullatë janë ende të infektueshëm.

Vaksinimi mund të përdoret për të mbrojtur njerëzit e infektueshëm dhe në këtë mënyrë të shpejtojë rënien e epidemisë. Mund të përdoret gjithashtu për të ndaluar përhapjen e virusit, që në krye të herës.

Si funksionon?

Imagjinoni një popullatë në të cilën të gjithë janë të infektueshëm. Vjen një person i infektuar (pika e kuqe në grafikun e mëposhtëm) dhe virusi përhapet me numrin e rasteve të reja që rritet gjithnjë e më shumë. Epidemia vazhdon derisa shumica e individëve të marrin virusin dhe të bëhen imunë ndaj tij, ose të vd esin. Përhapja e epidemisë me një numër rastësor rastesh dytësore dhe një R mesatare = 2; katër breza tregohen, nga personi i parë i shënuar me të kuqe, më tej ngjyrë të verdhë, jeshile dhe blu. Rrathët boshë janë individët që janë ende të shëndetshëm

Nëse disa njerëz janw tw mbrojtur – për shembull, në fazat fillestare të një programi të vaksinimit masiv – sëmundja do të përhapet më ngadalë.

Një pjesë edhe më e madhe duhet të mbrohet për të ndaluar plotësisht virusin, por për çudi nuk ka nevojë të jetë e gjithë popullata.

Në vitet ’70, epidemiologët matematicienë zbuluan se ky proporcion varet nga sa infektive është sëmundja, me një formulë të thjeshtë që lidhet me numrin riprodhues, R. Për fruthin kjo përqindje kritike është 95%, por për gripin, mund të ishte 35%.

Sapo popullata të arrijë imunitetin e tufës, qoftë përmes vaksinimit ose natyrishëm, duke u shëruar nga sëmundja, çdo zinxhir i ri infeksioni do të shuhet shpejt. Në këtë mënyrë, popullsia mbrohet nga shpërthimet e ardhshme, por vetëm për aq kohë sa ruhen nivelet e imunitetit.

Nëse niveli i imunitetit bie nën vlerën kritike, sëmundja mund të rishfaqet. Individët e porsalindur që janë të ndjeshëm do të duhet të vaksinohen, dhe ata të cilëve rezistenca ndaj sëmundjes u bie me kalimin e kohës mund të kenë nevojë për përforcues.

Imuniteti i tufës për koronavirusin

Vlerësimi aktual i R për COVID-19 është rreth 3, por është ndoshta mund të jetë i ulët deri 1.4 dhe i lartë deri 4. Niveli i imunitetit korrespondues të tufës është 60% (50% deri 75%).

Kjo vlerë është në mungesë të masave jo-farmaceutike të kontrollit, siç është izolimi. Ruajtja e disa niveleve të distancimit shoqëror në afat të gjatë lejon që imuniteti i dëshiruar të jetë më i ulët, ndërkohë që popullsia mbahet e sigurt.

Një kohë e gjatë mund të jetë e nevojshme për të zhdukur përfundimisht sëmundjen, edhe pasi të arrihet niveli i imunitetit të tufës. Pra, madhësia përfundimtare e epidemisë, numri i personave që kanë kaluar infeksionin kur virusi është eliminuar përfundimisht, mund të jetë shumë më i lartë.

A e kemi arritur?

Nuk është e lehtë të përcaktohet se sa afër jemi në nivelin e imunitetit të tufës ose nëse do të arrijmë ndonjëherë në këtë fazë.Së pari, supozimi kritik është se infeksioni i koronavirusi rezulton në një rezistencë të qëndrueshme dhe uniforme ndaj shpërthimeve të ardhshme. Kjo nuk është aspak e sigurt, dhe nëse njerëzit mund të kapin virusin SARS-CoV-2 më shumë se një herë, siç ndodh me të ftohtin e zakonshëm, kjo do të bëjë që imuniteti i tufës të zhduket. Nga studimet e kryera për të vlerësuar imunitetin e popullatës, ne e dimë që numrat aktualisht janë midis 5% dhe 25%.Së dyti, numri riprodhues, R, ndryshon me vendndodhjen, dhe po kështu edhe niveli i imunitetit të tufës, që është i nevojshëm për të ndaluar sëmundjen.

Së treti, studimet sugjerojnë se disa njerëz kanë një rezistencë shumë më të lartë ndaj COVID-19, mbase sepse kanë vuajtur nga një sëmundje tjetër e ngjashme në të kaluarën, ose kanë qenë vaksinuar kundër sëmundjeve të tjera.

Dhe në fund, ekziston një ndryshueshmëri e madhe në reagimin e njerëzve ndaj virusit dhe në gjatësinë e kohës që dikush ruan nivelet e antitrupave, të cilët përdoren për të luftuar infeksionin. Imuniteti mund të mos shpërndahet në mënyrë të barabartë midis atyre që kanë qenë të sëmurë me COVID-19.Njerëzit që vuajnë më shumë mund të vijnë nga zonat që janë gjithashtu më të rrezikuara. Një diversitet i tillë mund të ulë ndjeshëm nivelet e imunitetit të tufës, të nevojshëm për të ndaluar sëmundjen, duke synuar vetëm këto pjesë të shoqërisë ku është më e nevojshme. Ky fenomen i ngjan strategjisë së vaksinimit në unazë, e cila u përdor me sukses për të luftuar sëmundje të tilla si lija.

Individët apo tufa Koncepti i imunitetit të tufës, edhe pse i dobishëm për planifikimin e një përgjigje ndaj pandemisë, nuk është pa debat. Në një fushatë për ta arritur atë, shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj një rreziku të rritur individual, për të mbrojtur pjesën tjetër të popullatës.

Mos imponimi i masave të rrepta të bllokimit ose relaksimi shumë herët mund të çojë që njerëzit të bëhen imunë ndaj COVID-19 më shpejt, duke arritur imunitetin e tufës më herët. Por kjo gjithashtu çon në vdekje të tepërta të njerëzve që përndryshe do të kishin mbijetuar. Imuniteti i tufës duhet të ruhet. Niveli i kërkuar për të ndaluar sëmundjen varet nga transmetimi i sëmundjes, gjë e cila nga ana tjetër varet nga sjellja e njeriut. Kur ballafaqohemi me pasoja potencialisht të rënda, sjellja jonë është natyrisht të parandalojmë transmetimin, gjë që ul pragun e imunitetit të tufës.

Sapo të arrihet kjo, faktorët e tjerë (socialë, ekonomikë, rreziku i komplikimeve të vaksinave) bëhen më të rëndësishme, transmetimi rritet si rezultat i ndryshimit të sjelljes dhe imuniteti i tufës humbet. Në hartimin e strategjive të suksesshme, qeveritë duhet të marrin parasysh si popullsinë, ashtu edhe rreziqet dhe përfitimet individuale. / The Conversation – Bota.al