Autoriteti i Aviacionit Civil grek (CAA) njoftoi masat e reja për pasagjerët nga Izraeli, që do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë, 17 gusht, deri më 31 gusht, në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit. Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Greqi nga Izraeli do të jenë të detyruar të paraqesin një rezultat negativ të një testi Covid-19 pas mbërritjes në Greqi. Ky test nuk mund të jetë kryer më shumë se 72 orë para mbërritjes së tyre dhe duhet të lëshohet nga një qendër mjekësore e çertifikuar dhe e përkthyer në anglisht. Rezidentët permanentë të Izraelit do t’i nënshtrohen një testi PCR pas mbërritjes në Greqi dhe do të futen në izolim derisa rezultati i testit të jetë gati.

Përveç kësaj, AAC-ja tha se të gjithë pasagjerët duhet të kenë dëshmi të qëndrimit në Greqi ose një rezervim hoteli. Numri i përgjithshëm i pasagjerëve nga Izraeli nuk do të kalojë 600 persona në javë dhe vetëm në aeroportet e Athinës, Selanikut, Korfuzit dhe Heraklios. AAC tha se nga ky njoftim përjashtohet riatdhesimi i shtetasve grekë duke shtuar se në rast të shkeljes së hyrjes së kontrolluar të rezidentëve permanentë izraelitë, ata do të gjobiten 5 000 euro.