Pas dhjetë vitesh në Premier League, David Silva largohet nga Manchester City. Kampioni spanjoll nuk do të veshë fanellën e Lazios, e cila kishte qenë në gjurmët e tij javët e fundit.

Igli Tare ka dështuar në këtë pistë tejet ambicioze për të si drejtor soportiv dhe ngjyrat bardhekaltër. E ardhmja e mesfushorit do të jetë Real Sociedad, klub që e ka shpallur goditjen e madhe të merkatos.

Një veprim i befasishëm i Real Sociedad, i cili lë me gisht në gojë Lazio dhe rikthen në La Liga lojtarin e lindur më 1986.

Kujtojmë se David Silva u rrit në akademinë e të rinjve në Valencia. Marrëveshje me kosto të ulët nga ekipi i trajnuar prej Alguacil, i cili sjell në shtëpi falas një lojtar të nivelit ndërkombëtar.

Numri i fanellës së tij tashmë është komunikuar me një “cicërimë” të veçantë: David Silva do të mbajë fanellën me numrin 21, e veshur së fundi nga talenti i ri, Martin Odegaard, i cili ka përfunduar huazimin e tij nga Real Madridi.

Epilog i hidhur për tifozët e Lazio, të cilët kishin nisur të ëndërronin ardhjen e spanjollit pas shumë thashethemeve të merkatos dhe “like” të Luis Alberto nën njoftimin e lamtumirës nga Manchester City.