Reagimi i DPSHTRR: Tjetër FAKE NEWS‼️ Lajmit të një portali sot po i vëmë përballë ligjin me kokëfortësinë e fakteve! Procedura me numër reference: REF-50663-02-17-2020, me objekt: “Rikonstruksioni i ambienteve të Zyrës së Shërbimit Lushnje” me fond limit 16,479,148 lekë pa TVSH, ka filluar në dt. 1/02/2020! FAKE NEWS 1: NUK EKZISTON ASNJË SKANDAL! Asnjë ngatërresë letrash! FAKE NEWS 2: Sipas nenit 63, pika 5 e Ligjit të Prokurimit Publik, afati për shqyrtimin e ankesës nuk është 3 por 7 ditë kalendarike! FAKE NEWS 3: Skualifikimi rezultoi jo për arsyen që trumbeton portali, aspak, por për arsye se i njëjti mjet (Autoboti i Ujit me targë AA 120 NA) ishte marrë me qira te e njëjta kompani nga dy shoqëri njëkohësisht konkuruese në këtë tender!

KVO i skualifikoi të dy kompanitë konkuruese me njëra-tjetrën bazuar në nenin 65 të VKM-së Nr. 914, dt. 29/12/2014: “Asnjë ofertues nuk mund të marrë pjesë në ofertën e dikujt tjetër për të njëjtën kontratë në çfarëdolloj kapaciteti!…” KVO ose AK nuk e ka tagrin dhe mundësinë për t’u shprehur përtej anës formale mbi vlefshmërinë e kontratave respektive të qirasë të cilat janë lidhur rregullisht përpara noterit publik. Skualifikimi bazohet edhe në nenin 46, pika 1, gërma “b” e Ligjit nr. 9643, dt. 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, (i ndryshuar), ku parashikohet shprehimisht se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme…, Aftësia teknike: operatorët ekonomikë vërtetojnë se zotërojnë kualifikimet e nevojshme teknike, profesionale, kapacitetet organizative, makineritë, pajisje e asete të tjera fizike, aftësitë organizative, reputacionin dhe besueshmërinë, përvojën e duhur, si dhe personelin e nevojshëm, për të zbatuar kontratën, siç është përshkruar nga autoriteti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës”. Po ashtu, në nenin 53/3 të LPP-së përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një ofertë të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit…” (të depozituara online dhe të pandryshueshme).
Në varësi të kontratës dhe volumit të saj, AK përcakton kërkesat e veçanta për kualifikim, të cilat janë të detyrueshme për t’u përmbushur nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit. Operatorët ekonomikë janë të detyruar të përgatisin ofertat, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në dokumentat e tenderit dhe ofertat që nuk përgatiten në përputhje me këto dokumenta duhet të refuzohen si të papranueshme! Nga ana tjetër është APP që monitoron paraprakisht procedurën dhe rekomandon ndryshime ose përmirësime për kriteret kualifikuese! FAKE NEWS 4: Deri në orën 23:20, dt. 23.08.2020, kur u bë ky postim, nuk ka jo vetëm zyrtarisht asnjë vendim anullimi nga KPP, por asnjë vendim përfundimtar të publikuar në faqen zyrtare www.KPP.gov.al, si në foton bashkëlidhur! DPSHTRR ka zbatuar Vendimin e KPP-së Nr. 177/2020 dt. 26.05.2020 për procedurën e prokurimit sipercituar, por këtë herë një operator tjetër ekonomik iu drejtua KPP-së, dhe aktualisht kjo procedurë është për shqyrtim final nga Komisioni i Prokurimit Publik! DPSHTRR është në pritje të një vendimi përfundimtar nga KPP! Në lidhje me sa më lart, vetëm KPP ka autoritetin ligjor për të dalë me vendime te cilat DPSHTRR i zbaton me rigorozitet! THIRRJE MEDIAVE/PORTALEVE! Verifikoni saktë informacionet para publikimit! Adresojini pyetjet për DPSHTRR te [email protected] për çdo informacion apo shpjegim të nevojshëm! Çdo informacion i paverifikuar, jo i saktë apo tendencioz keqinformon publikun por ul dhe kredibilitetin tuaj! #StopFakeNews #InformimPO #KeqinformimJO #DPSHTRR #MIE