Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë rezervim të vaksinës kundër Covid-19, kur ajo të dalëSipas tij, do të ketë financim edhe për të, por fillimisht do të financohet vaksinimi falas për vaksinën e gripit sezonal.Më tej duke komentuar dhe zërat se vaksina kundër virusit do ketë çipe, apo teoritë e tjera konspirative që po qarkullojnë, Rama tha se këto janë deklarata të një fantazie të çmendur.“Kemi marrë masat për të rritur kapacitetet vaksinuese, që të lehtësojmë gripin e stinës.
Edhe nuk që jam komplet jashtë kësaj fushe, një trup vulnerabël e merr më fort goditjen, me vulnerabilitetin që krijon gripi i stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm.Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e FB, që flasin për çhipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur.”– tha Rama.