Zizu do të vazhdojë të jetë trajner i Real Madridit pas spekulimeve se eliminimi nga Champions League mund t’i kushtojë teknikut francez. Kur u pyet për të ardhmen, ai tha se tani është koha për të pushuar dhe për t’u kthyer për të bërë një sezon të madh, një konfirmim se do të vazhdojë të jetë në stolin e Los Blancos.

Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4-2. Por, ky eliminim nuk e lëkund aspak karrigen e Zinedine Zidane, i cili në vitin 2020 ka fituar dy trofe; Superkupën e Spanjës dhe La Ligën. Ai konfirmoi se do të vazhdojë të jetë në stolin e Los Blancos, pas spekulimeve se eliminimi nga Champions League mund t’i kushtojë teknikut francez. “E ardhmja? Unë jam trajner i Real Madridit. Tani duhet të pushojmë dhe të kthehemi që të bëjmë një sezon të madh”, deklaroi Zizu.