Kanë kaluar më shumë se një vit që kur Mark Zuckerbeg zbuloi pamjen e re për Facebook.com, por së shpejti ky do të bëhet versioni i vetëm i faqes për përdoruesit e desktopit. Pamja e re është versioni i paracaktuar nga maji i këtij viti, por përdoruesit mund të zgjedhin të mbajnë pamjen e vjetër. Faqet e njoftimeve dhe mbështetjeve, të cilat udhëzuan përdoruesit se si të kalojnë në një pamje të ndryshme të Facebook, tani tregojnë se ajo klasikja nuk do të jetë më në dispozicion nga shtatori.Kompania tani do të lëshojë seksione të ridizajnuara Watch dhe Gaming, si dhe Groups.