Facebook ka fshirë sot plot 7 milion postime nga rrjeti social që përmbanin informacion të rremë për koronavirusin e ri, si mënyra të pavërteta parandalimi dhe kura të ekzagjeruara. Kompania gjithashtu njoftoi se prej vitit 2021 do të ftojë ekspertë të jashtëm që të kryejnë kontrolle dhe matje në mënyrë të pavarur.
Në tremujorin e dytë Facebook fshiu 22.5 milion postime që përmbanin gjuhë të urr ejtjes si dhe 8.7 milion postime që lidheshin me org anizata ter ror iste. Facebook tha se për fshirjen e postimeve në këtë periudhë është bazuar më tepër te tenkologja automatike pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak punonjës se zakonisht, kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.