PSG duket se po bën një lëvizje të bujshme për të siguruar shërbimet e kapitenit të Barcelona-s, Leo Messi, i cili është i pasigurt për të ardhmen e tij te katalanasit.
Sipas shtypi spanjoll, argjentinasi mësohet t’i ketë thënë trajnerit të ri Ronald Koeman se nuk është i sigurt se do të qëndrojë në Barcelonë për sezonin e ardhshëm.
Dhe gazetari i El Mundo-s, Francesc Aguilar, ka bërë të ditur se pronarët e PSG-së kanë nisur kontaktet me babanë e Messi-t për një transferim të mundshëm të lojtarit në Paris.
PSG ka kontaktuar Jorge Messi-n, babai dhe menaxheri i Leos, për t’i shprehur interesimin e tyre. Tani, pronarët e klubit francez po studiojnë një plan për të siguruar Pleshtin pa shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar.