Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës në ndihmë të qytetarëve shqiptare të bllokuar në Kakavijë. Ushtarakët po shpërndajë ujë, pako me ushqime, qumësht dhe maska për të lehtësuar sadopak vështirësinë me të cilën po përballen qytetarët në Kakavijë, mes të cilëve dhe fëmijë. Këtij operacioni të FA i kanë ardhur në ndihmë dhe bizneset e mëdha në Gjirokastër, të cilët prodhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore. “Si në çdo situatë të vështirë, edhe kësaj radhe shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre. Operacionit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në Kakavijë, i janë bashkuar edhe bizneset e mëdha në Gjirokastër që prodhojnë apo tregtojnë produkte ushqimore. ShqipëriSolidare??”, shkruan ministrrja Xhaçka në postimin e saj ën rrjetin social.

Mës herët ministrja e Mbrojtjes e cila është në krye të punëve për të përballuar këtë situatë është shprehur se “Qeveria shqiptare po bën gjithçka është në dorën e saj për t’i dhënë fund sa më shpejt vuajtjeve të bashkëatdhetarëve në Kakavijë, ndërkohë që Forcat e Armatosura po asistojnë vazhdimisht qytetarët që nga uji i pijshëm e deri te maskat.
FA në krye të detyrës!??”!