Kryeministrin Edi Rama tashmë mund ta ndiqni edhe përmes kanalit të tij në you tube. Kjo nënkupton se çdo dalje të tij për mediat, prononcim në llogarinë e facebook, intervista në studio televizive, promovim i investimeve të kryera nga qeveria, të gjitha këto do mund ti ndiqni edhe përmes you tube.
Sikurse edhe dihet, kryeministri Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale të cilat i përdor në funksion të përcjelljes së mesazheve, evidentimit të punëve dhe komunikimit me qytetarët. Për më shumë shihni video-n sqaruese për hapat që duhet të ndiqni për të marrë njoftim në kohë reale mbi çdo dalje publike të kreut të ekzekutivit duke i dhënë subscribe!