Pas mbylljes së të gjitha kampioneve kombëtare në kontinentin evropian, u vjen radha kompeticioneve të UEFA që të rinisin aktivitetet e tyre pikërisht në këtë muaj.
Europa league do të jetë kompeticioni i parë që do të rihapë siparin për këtë sezon me ndeshjet e 1/8 të finaleve ndeshje që do të zhvillohen në 2 ditë. Një prej sfidave që do të luhet sot është ajo mes Manchester United dhe LASK m,e skuadrën e Djajve të Kuq që është praktikisht në cerekfinale pasi ka fituar thellë ndeshjen e parë në Austri 5-0. Po kështu sot do të zbresë në fushën e lojës dhe Inter i Antonio Contes që do të luajë me spanjollët e Getafes.
Skuadra zikaltër nuk e zhvilloi ndeshjen e parë pasi i pezullua për shkak të pandemisë coronavirus, kështu që kjo ndeshje do të jetë unike dhe do të luhet në Gjermani me të dyja skuadrat që tashmë ndodhen në këtë vend ku do të luhet edhe faza e Final Eight e kompeticionit. Interi do të kërkojë kualifikimin për të harruar edhe ngjarjet e fundit të krijuara pas kritikave të fundit të Contes pas ndeshjes së fundit në kampionat me Atalantën.
Një ndeshje tjetër që do të luhet sot është edhe ajo mes Shakhtarit dhe Wolfsburg me skuadrën ukrainase që është e favorizuar pasi ka fituar sfidën e parë në Gjermani me rezultatin 2-1. Ndërsa në Danimarkë do të luhet Copenhagen-Basaksehir, ku llogaritë janë të hapura edhe pse skuadra turke ka fituar minimalisht sfidën e parë 1-0 në Stamboll. ndeshjet e Europa League do të luhen në orën 18:55 dhe 21:00 dhe do të transmetohen në Digitalb.