Janë 5 gabime që NUK DUHEN bërë asnjëherë për të patur lëkurë të freskët dhe të shëndetshme: 1- Nuk duhet të përdorni produkte që nuk janë për tipin e lëkurës suaj! Përdorni produktet që i përshtaten tipit të lëkurës tuaj jo dicka që ka rezultuar e suksesshme tek dikush tjetër. 2- Nuk duhet të përdorni produkte me filtra mbrojtës vetëm në verë! Përdorni kremra me veti mbrojtëse gjatë gjithë vitit. 3- Nuk duhet të bëni skrab më shumë sesa duhet! Një herë në javë për lëkurë normale dhe të thatë, dy herë në javë për lëkurë të yndyrshme.
4- Nuk duhet të flini pa pastruar fytyrën nga makeup! Është bazike për një lëkurë të shëndetshme. 5- Nuk duhet të lini pa pasturar penelin! Përdorni solucion antibacterial për pastrimin e tyre pasi thithin shumë pluhura.