Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku konfirmon “divorcin” me skuadrën e Levante. Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Familja Levantine, sot dua të njoftoj që Levante dhe unë kemi arritur një marrëveshje për të mos ndjekur kontratën time sezonin e ardhshëm.

Unë dua të falënderoj presidentin që ka qenë gjithmonë pranë meje, Klubit, drejtuesve të tij, të gjithë shokëve të mi të skuadrës dhe stafit stërvitës, dhe veçanërisht tifozet që gjithmonë më trajtoni me respekt.Unë do të ju mbaj gjithmonë në zemrën time. Ju uroj më të mirën për të ardhmen. Krenari Granota.