Prej javësh në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë aludime për një ribashkim të mundshëm mes Nora Istrefi dhe Robert Berishës, duke rikthyer vëmendjen te një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Zërat u shtuan edhe më shumë pas një darke që dyshja kaluan së bashku në Zvicër, si dhe pas deklaratave të fundit të Robertit, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e një rikthimi në të ardhmen.

E pyetur rreth këtyre spekulimeve, Nora reagoi fillimisht me humor, duke qeshur dhe thënë shkurt: “A filluat prapë?” një përgjigje që tregon se nuk është hera e parë që përballet me këto aludime.

Megjithatë, më pas ajo dha një koment më të thelluar, duke lënë vend për interpretim: “Besoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por ndoshta jo një të tretë.”

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë të martuar për disa vite dhe nga lidhja e tyre kanë një vajzë, Renee Berisha.

Çifti i dha fund martesës në mënyrë paqësore disa vite më parë, duke theksuar se do të ruanin respektin dhe bashkëpunimin për hir të familjes.

Edhe pas ndarjes, ata janë parë shpesh në raport të mirë me njëri-tjetrin, duke kaluar kohë së bashku në momente të rëndësishme familjare, çka ka nxitur vazhdimisht spekulime për një rikthim të mundshëm.