Pas 6 sezonesh me fanellën e Napoli-t, aventura e Koulibaly mund të ketë ardhur në fund. Mbrojtësi senegalez kërkohet nga e gjithë Europa, por De Lauretniis ka refuzuar shumë oferta deri tani. Presidenti i napolitanëve ka kërkuar gjithmonë një shifër të lartë për lojtarin e tij.
Koulibaly mund të largohet nga Napoli për një ofertë të përafërt6 me 65 milionë euro, një shifër e lartë për shumë klube. Por jo për Manchester City-n që kërkon t’i shtojë një tjetër yll skuadrës pas Ferran Torres dhe Ake.Klubi anglez ka kohë që e ndjek ish-lojtarin e Genk dhe javën e ardhshme mund t’i paraqesin Napoli-t ofertën e duhur, sipas SportWitness.