Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 19,162 të porsalindur kanë përfituar nga Bonusi i Bebes në 7 mujorin e parë të 2020.
Manastirliu jep lajmin e mirë në këtë situatë të vështirë epidemie pasi në 7 mujorin e parë të 2020 kemi një rritje të lindjeve në spitale publike dhe spitale private në vend krahasuar me të njëjtën periudhe të 2019, 700 bebe më shumë kanë ardhur në jetë dhe përfituar nga Bonusi i Bebes. Kjo si rezultat i politikës sociale të Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.”VIJON programi universal i qeverisë që mbështet familjet e reja për çdo të porsalindur me 40,000-120,000 lekë të reja.Nga Janari 19,162 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, 700 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.Mes tyre, 3560 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri, e kanë përfituar bonusin.FëmijëtTëParët”, shkruan Manastirliu.

Nga bonusi i bebes kanë perfituar mbi 19 mijë familje për 7 mujorin e parë; 13,179 lindje në spitale publike dhe 2423 lindje në spitale private, gjithashtu 3560 lindje jashtë vendit. Rritje me 3.4% krahasuar me të njëjten periudhe në 2019.Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit është 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit është 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.