Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në bregdet këto ditë të nxehta qershori. Vlora mbetet një nga destinacionet e pëlqyera.
Viztorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nga Kosova, por dhe turistë të huaj mbushën plazhin këtë të shtunë.
Sipas tyre qyteti ofron gjithçka që një pushues mund të kërkojë. Detin, klimën e favorshme dhe mikpritjen.
Veçanërisht gjatë fundjavave, vija bregdetare e qytetit shënon një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh, të cilët zgjedhin të kalojnë disa ditë pushimi pranë detit.










